Emigrantet ndihma per termetin. “Nene mos ki frike, se ke djemte ne Selanik!”

Aktualitet

Dy muaj pas tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima si dhe la pa banesa qindra familje, vijojnë ende ndihmat për të prekurit.

Ishin shqiptarët e Selanikut, të cilët sollën tre kamionë me krevate, dyshekë, veshmbathje dhe ushqime në ndihmë të banorëve të Durrësit dhe Thumanës, dy prej zonave më të prekura nga tërmeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Selanik!”, shkruhej në banderolën e vendosur në një prej kamionëve, duke dhënë kështu një mesazh të fortë nga shqiptarët, emigrantë në Greqi, të cilët janë solidarizuar me fatkeqësinë që goditi vendin tonë.

Luan Zyka, përfaqësuesi i shqiptarëve të Selanikut thotë se nismës së tyre iu bashkuan dhe qytetarë grek si dhe kisha Ortodokse dhe ajo Katolike në këtë qytet. Ndihmat iu dorëzuan bashkisë së Durrësit, e cila pritet të nisë punën për shpërndarjen e tyre tek banorët në vështirësi.

ME TE LEXUARAT