Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gjermeni takon banorët e zonës që shpronësohet nga rruga Transballkanike në Vlorë

gjermeniMinistrja Gjermeni u takua sot në zyrën e saj me një përfaqësi të banorëve të lagjes “Kushtrimi” Vlorë, që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”. Problematika e paraqitur prej tyre lidhet me: likujdimin e pronarëve që shpronësohen nga realizimi i këtij projekti; trajtimin e  familjeve  që nuk janë
pajisur me dokumente pronësie dhe janë skualifikuar nga procesi i legalizimit, si edhe mënyrën e trajtimit të familjeve që posedojnë ndërtime pa leje, por që janë lënë jashtë procesit ose duhet të trajtoheshin me shpronësim.

Ministrja Gjermeni sqaroi që qytetarët, të cilët disponojnë dokumentet e pronësisë së pasurive të paluajtshme të konfirmuar nga ZVRPP, Vlorë,  do të shpërblehen menjëherë, sipas  Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.54, datë 21.01.2015.  Qyetetarët, të cilët do të plotësojnë dokumentacionin  pranë Bashkisë Vlorë, do të marrin  fondet   e shpronësimeve në llogarinë  bankare  që kanë deklaruar.  Qytetarët që posedojnë ndërtime pa leje, me funksion banimi dhe janë të skualifikuar nga procesi i legalizimit/ose mosrealizimi i procesit të legalizimit në kohë,  do të  përfitojnë, pagesat e qirasë për dy vjet, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.58 datë 21.1.2015.  Për vitin 2015, do të marrin pagesën e qirasë për 11 muaj shkurt – dhjetor 2015.  Këta qytetarë, në fillim të 2016, do të përfitojnë shumën e plotë për pagesën e qirasë të gjithë vitit 2016.

Ministrja Gjermeni u angazhua se këta  qytetarë, do të përfshihen me prioritet në grupin e familjeve të pastreha, dhe  shpenzimet për zgjidhjen e kësaj situate do të parashikohen në buxhetin për vitin 2016-2017. Nga ana tjetër, Ministrja, kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve në këtë proces. Qytetarët që preken nga realizimi i këtij projekti, të paraqiten pranë
institucioneve përkatëse në Vlorë, pasi një numër i shtuar punonjësish  të MZHU, EKB, ALUIZNI, Bashkisë Vlorë, janë të angazhuar t’u shërbejnë banorëve për kryerjen e procedurave.

Nëse ka banorë që nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të qirasë 2-vjeçare, të paraqiten menjëherë, me dokumentet përkatëse, pranë Entit Kombëtar të Banesave, dega Vlorë në mënyrë që të shtohen në këtë listë. Ministria e Zhvillimit Urban, Enti Kombëtar i Banesave, ALUIZNI dhe struktura të tjera shtetërore e vendore,  janë të impenjuara maksimalisht
për të ndihmuar qytetarët në marrjen në dorëzim të dokumentacionit dhe përshpejtimin e procedurave ligjore për dëmshpërblimin apo trajtimin financiar me qira, të të gjithë të prekurve nga  zbatimi, i këtij projekti madhor, me interes publik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.