Anulohet martesa për “letra”, sepse “çifti” nuk e dinte emrin e njëri-tjetrit

Soft

cifVetëm disa minuta para se të martohen, Policia ka arrestuar një çift që synonte lidhjen e një martese të rrejshme. Joseph Iwueke nga Nigeria, donte të lidhte kurorë me sllovaken Ingrida Stojkova, në mënyrë që të qëndronte në Britani të Madhe. Gruaja 29-vjeçare ishte shtetase britanike, ndërsa kishte pranuar këtë në këmbim të parave, transmeton Telegrafi.Mirëpo, zyrtarët e ofiçarisë, vunë re se burri 33 vjeçar lexonte fshehurazi nga shuplaka e dorës, të dhënat elementare për gruan e tij të ardhshme. E “papërgatitur” ka qenë edhe Stojkova, që nuk ka ditur për mbiemrin dhe moshën e “burrit” të saj. Dyshes që provuan të mashtrojnë, u janë vënë prangat dhe janë shoqëruar në Polici. Kosovarja-KS

ME TE LEXUARAT