AAK kërkon largimin e Listës Serbe nga qeveria

Kosovë&Rajon

aakNënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi mendon se Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeveritar, nuk duhet të jetë më në Qeveri, nëse nuk i përgjigjet Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës.

Isufi thotë se Kryeministri Isa Mustafa duhet t’i ketë nën kontroll ministrat e tij, në mënyrë që ata të punojnë konfrom ligjeve të Kosovës dhe jo të veprojnë me urdhra të Beogradit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne konsiderojmë se të gjithë ata që marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës duhet t’i përgjigjen Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi. Ndërsa, të gjithë ata që janë kundër këtij orientimi dhe që i përgjigjen politikës së Beogradit, nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Isufi.

“Kryeministri Mustafa duhet t’i thërrasë Ministrat e tij dhe që të gjithë duhet t’i ketë në raport me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, dhe jo t’i përgjigjen një shteti tjetër, duke e kundërshtuar shtetin në të cilin kanë garuar në zgjedhje”, thotë Ahmet Isufi për “Politiko”.

Lista Serbe ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të Kryeministrit Isa Mustafa për ta shkarkuar Aleksandër Jabllanoviqin nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Ajo do të vendosë nëse do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, vetëm pas takimit më 9 shkurt, në Bruksel, mes Kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.

Sipas Ahmet Isufit, kjo tregon se politika e Qeverisë serbe po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Kjo dëshmon se politika e Beogradit po ndërhyn në territorin e Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur brenda Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet më tutje”, tha Isufi.

ME TE LEXUARAT