Thaçi kujton marrëveshjen e Rambouillet

Kosovë&Rajon

thaciZëvendëskryeministri Hashim Thaçi përmes llogarisë në Facebook, ka kujtuar marrëveshjen e Rambouillet. Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në Facebook-un e tij ka postuar një foto nga nënshkrimi i Marrëveshje së Rambujesë në vitin 1999 ku janë ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe ai duke nënshkruar marrëveshjen e cila detyroi NATO-n për sulm ajror ndaj Serbisë.

“U bënë 16 vjet që nga marrëveshja e Rambuillet. Me miqtë në SHBA që ishin aktorë të bisedave rikujtuam se ky ishte një moment i historisë tonë moderne kur bota demokratike dhe Kosova u bënë një ndërsa Serbia e Millosheviqit ishte në anën tjetër të së keqes dhe shumë shpejt edhe u dënua për tragjedinë që shkaktoi Kosovës. Kosova është e pavarur falë bisedave të Vjenës por ato kanë pasur rrënjë në lirinë e fituar pas arritjes së Marrëveshjes së Rambuillet në mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ishte ky vendim historik që bashkoi skenën politike të Kosovës por edhe solli një prerje dramatike një shekulli tragjik për shqiptarët në Kosovë”, ka shkruar Thaçi, ndërsa ka postuar edhe një foto tjetër ku shihen ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, ish kryeministri i Francës, Vedrine, ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, etj”. RTK

ME TE LEXUARAT