Politika

Faturat e energjisë, PD: Të trajtohen të gjitha ankesat

spahoPartia Demokratike përsëriti sërish sot apelin drejtuar kryeministrit Edi Rama që të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e qytetarëve për faturat afrofe dhe mbifaturimet, e të mos bëjë selektime.

Në të kundërt, deklaroi deputeti Edmond Spaho, Partia Demokratike do të dalë prapë në protestë me qytetarët.

“Janë dhjetra mijë qytetarë, familjarë, që ishin ankuar për mbifaturim, për fatura aforfe, për ndëshkime të padrejta. Ne kërkuam dhe kërkojmë që këto fatura abuzive e kamatvonesat mbi to të anullohen menjëherë dhe ankesat e qytetarëve të trajtohen me shpejtësi. Por Edi Rama refuzoi.

Në këto kushte, pjesa më e madhe e qytetarëve u detyrua të merrte borxhe, u nënshtrua me dhunë të pranonte e të njihte këto fatura të padrejta, sepse qeveria nuk la alternativë tjetër vec burgut.

Sot që Edi Rama pranoi më në fund të njihte vendimin e ERE-s, pyetja që qytetarët është; Cdo të bëhet me mijëra abonentë me të cilët është abuzuar, që kanë paguar ndërkohë haracin e rëndë qeveritar. Ata janë sot në të drejtën e tyre të kërkojnë paratë, mundin e djersën.Kjo politikë e Edi Ramës solli jo vetëm plagë ekonomike e sociale, por edhe viktima, dhe njerëz që humbën jetën nga kjo padrejtësi që qeveria e OSHEE po bënin ndaj tyre.

Skandalet e përfitimit personal në kurriz të qytetarëve, nisën herët me aferën CEZ kur Edi Rama i fali ose ndau me këtë kompani 600 milionë euro, detyrime të njohura nga firma ceke ndaj shtetit shqiptar. Avulluan me një firmë të Edi Ramës, ndërkohë që nisi një fushatë represioni policor ndaj të pamundurve, për tu marrë atyre edhe qindarkën e fundit.Edi Rama ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim, për aferën 600 milionë euro. Dhjetra shkolla e spitale, rrugë të reja, mijëra vende pune do të ishin hapur me këto para.

Në kulmin e fatkeqësisë natyrore, shfaqet një tjetër aferë kriminale. Për dy javë, përfitohen 4 milionë euro nga njerëzit e Edi Ramës, të cilët shesin pasurinë tone me 30 euro megavati me njërën dorë, dhe me dorën tjetër, e blejnë atë me taksat e qytetarëve dy herë më shtrenjtë.Dëmi është publik, por disa të tjerë përfitojnë 4 milionë euro në dy javë”, u shpreh Spaho.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close