Politika

PD ndihma në Novoselë, Vokshi: Banorët në gjendje të mjerueshme

vokshiDeputetja e PD, Albana Vokshi, dekalroi nga Novosela se banorët e kësaj zone janë në gjendje të mjerueshme, pa ushqime, ujë dhe ilaçe.

Vokshi kërkoi prezencën e një ekipi mjekësor në zonat më të prekura.

 “ Atë që nuk po e bën qeveria, po e bën solidariteti i qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi parë histori shumë të dhimbshme, ka banorë të cilët nuk kanë ku të flenë, nuk kanë çfarë të hanë, nuk kanë ilaçe, nuk kanë ujë, pra u mungon gjithçka”, tha Vokshi.

Partia Demokratike dhe shtabi i saj i emergjencave ka zbritur sërish në terren , në Fitore e Bishan  duke shpërndarë ndihma ushqimore,  ilaçe e shtretër

Vokshi ka përsëritur kërkesën e demokratëve për shpalljen e gjendjes së emergjencës, si edhe ka kërkuar prezencën e një konsulence mjekësore në zonat më të prekura.

“I bëj thirrje kryeministrit të ngrejë në mënyrë urgjente shtabin e emergjancave civile, të alokojë fondet për t’i ardhur në ndihmë të gjithë banorëve, sepse kanë nevoja për mbijetesë”, u shpreh deputetja e PD.

Banorët e komunës Novoselë prej të paktën dy javësh po vuajnë pasojat e përmbytjes së lumit Vjosë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Lot krokodili..Politikane poshte mesatares me nje popull injorant qe akoma degjon e mbron si i droguar padronet e tij gjakpires.Sistemi eshte i semure dhe do te duhen mjaft vite akoma qe te ndahet nga erresira qe ushqen pa fund xhepat e politikaneve hajdute e te pangopur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close