Haxhinasto në Bruksel, takime për akset që do të përzgjidhen në Core Network

Politikë

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me homologët e rajonit për gjetjen e akseve të komunikimit për t’u përfshirë në rrjetin kryesor europian të telekomunikacionit.

Burime zyrtare të ministrisë së Transportit bënë të ditur se, ministri Haxhinasto në Bruksel do të zhvillojë bisedime bilaterale me homlogë nga vendet e rajonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimi, sipas burimeve, do të bashkëdrejtohet nga përfaqësues të DG – MOVE dhe DG – NEAR, institucione këto në varësi të Komisionit Europian dhe ka për qëllim diskutimin paraprak dhe rënien dakort për akset që do të përzgjidhen për t’u përfshirë në Core Network. Misioni i këtyre institucioneve, DG – MOVE dhe DG – NEAR është të asistojë vendet që pritet të anëtarësohen në BE-së.

Core Network, ose rrjeti kryesor, është pjesa qendrore e një rrjeti të telekomunikacionit që ofron shërbime të ndryshme për klientët, të cilët janë të lidhur me rrjetin e qasjes. Një nga funksionet kryesore është ai i thirrjeve telefonike. Core Network rrjet / shtyllë ofron shtigjet për shkëmbimin e informatave në mes të nën-rrjeteve të ndryshme.

ME TE LEXUARAT