PD, Bumçi: Asnjë arritje për 5 prioritetet e integrimit

Politikë

bumciPërfaqësuesi i PD në tryezën e bisedimeve BE-Shqipëri, Aldo Bumçi, tha se edhe këtë radhë palët nuk publikuan një deklaratë të përbashkët.

Ai tha se Shqipëria nuk ka asnjë shanspër të hapur negociatat e anëtarësimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Për fatin e keq nuk pati deklaratë të përbashkët, nuk arritëm dot të gjenim konsensusin.

Ne jemi te shqetësuar për këtë mungesë vullneti të shumicës për të përfshirë çështje të cilat janë legjitime dhe të ngritura edhe nga institucionet ndërkombëtare. Unë do të ndalem në pikat kryesore.

Kishte disa çështje për të cilat nuk ramë dakord.

Njëra prej çështjeve, që është çështja më e rëndësishme, akuza më e rëndë që ka ndoshur në këto 24 vite, akuza e bërë nga një deputet i shumicës që Kryetari i Kuvendit ka porositur vrasjen e dy deputetëve. Është e vërtetë që kjo ishte e përfshirë në deklaratë, që akuzat kriminale duhet të hetoheshin sa më shpejt dhe në mënyrë të besueshme. Por akuzat kriminale që përfshijnë deputetë të Kuvendit, akuza kriminale që përfshijnë deputetë të Kuvendit nuk i thotë asgjë askujt, madje do ishte e pandershme për burrat dhe gratë e Kuvendit të Shqipërisë të cilët nuk kanë lidhje me akuza kriminale. Akuza është me emër, është për Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe ne kërkonim të përfshihej Kryetari i Kuvendit.

Kishte një çështje tjetër që s’ramë dakord, përfshirjen në deklaratë te personave të shkarkuar nga puna, siç konfirmohet edhe nga Progres Raporti. Janë gati 6.000 persona të pushuar nga administrata publike deri në shtator. Ne kërkuam që kjo e dhënë të përfshihej në Progres Raport.

Shumica refuzoi ta përfshinte këtë gjë, është e habitshme, një dokument tashmë i miratuar, publik, me të dhëna të besueshme nuk pranohet që të përfshihet në konkluzionet përfundimtare.

Një çështje e tretë që nuk u pranua nga shumica, ka të bëjë me reformën në drejtësi.

Siç e dini, Kryeministri Rama mori një zotim para komisionerit të zgjerimit në qershor, që reforma do jetë gjithëpërfshirëse, me të gjithë aktorët, me Komisonin e Venecias dhe me Misionin Euralius. Dy javë mbasi bëri këtë deklaratë, në Korrik, propozoi tre ndryshime ligjore. Komisioni Europian i drejton një letër shumicës ku i kërkonte që sipas zotimit të saj të priste shtatorin kur të vinte Euraliusi dhe reforma të ishte gjithëpërfshirëse. Z. Rama nuk e dëgjoi Komisionin Europian, miratoi tre ligjet, në nëntor bëri të njëjtën gjë, miratoi një të katërt, pa pyetur Bashkimin Europian. Ne kërkuam që ky shqetësim, i ngritur me letër publike, i Komisionit Europian, të përfshihej në deklaratë. Pra kemi një shembull të qartë, kur qeveria vepron kundër rekomandimit të Komisionit Europian dhe kjo u refuzua" u shpreh Bumçi.

ME TE LEXUARAT