Dekriminalizimi i parlamentit, mbledhja e komisionit nis me debate

Politikë

komisioniKomisioni i posaçëm parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit mes maxhorancës dhe opozitës është mbledhur mesditën e sotme për të caktuar ekspertët që do të asistojnë punën e tij, në përmbushje të pikave të kësaj marrëveshje.

Sipas vendimit të Kuvendit, komisioni i posaçëm do të kërkojë asistencë nga BE dhe Komisioni i Venecias për ndryshimet e nevojshme ligjore, në përmbushje të pikave të rezolutës së 24 dhjetorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por mbledhja e pare e komisionit për dekriminalizimin nisi me debate mes opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët e maxhorancës akuzojnë opozitën se ka shkelur marrëveshjen e 24 dhjetorit duke mos respektuar pikërisht pikën e parë të kësaj marrëveshjeje, mos bojkotimin e parlamentit.

Taulant Balla i kërkoi opozitës të mos bojkotojë komisionet parlamentare duke mos zbatuar pikën e parë të marrëveshjes së 24 dhjetorit.

Sipas kësaj rezolute, opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku me konsensus, me ndihmën e BE-së, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, të cilët mbajnë një post publik ose kërkojnë të zgjidhen apo të emërohen në një të tillë, bazuar në standardet europiane dhe me asistencën e Komisionit të Venecias.

Rezoluta parashikon që procesi i ndryshimeve legjislative që burojnë nga marrëveshja e 24 dhjetorit duhet të përmbushet brenda 30 qershorit.

Debatet ne komision

Gent Strazimiri, i PD-së: Nuk është komision për kthimin në Kuvend por për dekriminalizimin

Taulant Balla i PS-së: Nëse do të bësh miting dil poshtë. Nuk toleroj që emri i kryetarit të Kuvendit të keqpërdoret. Jam këtu të respektoj marrëveshjen. Mitingun e 72 drejtorëve poshtë e respektoj, shko atje.

Armando Subashi i PS-se: Jemi këtu për të vënë në zbatim pikat e marrëveshjes. Pika e parë është rikthehuni në kuvend hajdeni në komisione e vazhdojmë të punojmë. Pse nuk ikni dhe që këtu meqë kërkoni dorëheqjen e kryetarit të kuvendit. Pse ikni nga komisioni i Ligjeve. Këtu ku me demek ju intereson rrini, aty ku nuk ju intereson nuk rrini. Sepse përndryshe është i minuar, kështu nuk mund të punojmë.

Oerd Bylybashi, kreu i komisionit: Detyra jonë është hartimi i legjislacionit, marrëveshjet zbatohen dhe opozita është në parlament. Çdo lloj abuzimi për të krijuar një opinion të caktuar është i gabuar. Detyra jonë është të hartojmë legjislacionin dhe do ta bëjmë pasi të kemi zgjidhur problematikën që kemi përpara

Eduard Halimi i PD-se: Ne si struci të mos fshihemi ne presim të dekriminalizohet një orë e më parë parlamenti dhe administrata publike

Oerd Bylykbashi: Detyra jonë është të hartojmë legjislacionin dhe do ta bëjmë pasi të kemi zgjidhur problematikën që kemi përpara

ME TE LEXUARAT