Dixhitalizimi, Rama: Revolucion që sjell përfitime të mëdha

Politikë

edi-rama33-314x2005Kryeministri Rama i pranishëm në konferencën  "Komunikimet Dixhitale Maximizimi i Shfrytezimit te Spektrit; Mundësitë dhe Sfidat" ka deklaruar se ky sistem është një revolucion që po ndryshon në mënyrë radikale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, axhenda dixhitale është një nga shtylla kryesore të BE dhe se kalimi nga transmetimi analog në numerik ka pasur përfitime të mëdha, që mund të shkojnë deri në 700 miliardë euro në BE për 15 vitet e ardhshme.

“Është një revolucion që po ndryshon në mënyrë radikale, në mënyrën se si individi raporton me kohën dhe lëvizjen, si nocion tashmë shumë më kompleks se sa i dikurshëm i lëvizjes. Shumë nga barrierat vazhdojnë të bien falë. Axhenda dixhitale është një nga shtylla kryesore të BE, në përputhje me traktatin e Lisbonës. Mjafton një ndër shumë shembujt, që është ai i Estonisë me 1.3 milionë banorë, për të mirat që vijnë nga procesi i dixhitalizimit. Rreth 10% e prodhimit të brendshëm bruto janë si rezultat i shfrytëzimit të rrjetit të komunikimit. Kalimi nga transmetimi analog në numerik ka pasur përfitime të mëdha, që mund të shkojnë deri në 700 miliardë euro në BE për 15 vitet e ardhshme. Shqipëria është një realitet i vogël por ku infrastruktura dixhitale nisi të konceptohet e realizohet paralelisht, e madje në shumë raste edhe më shpejt se në disa vende të BE. Sfida jonë si qeveri është sfida e konsolidimit. Ky objektiv lidhet me procesin e zhvillimit.”- tha Rama.

Konferenca është organizuar nga Ministria e Inovacionit në bashkëpunim me Delegacionin e Komisionit Evropian që ndodhet në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT