Platforma për dekriminalizimin, PD depoziton amendamentet kushtetuese

Politikë

selia-pd2015Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend amendamentet për ndryshime kushtetuese për dekriminalizimin e parlamentit dhe institucioneve publike.

Duke zyrtarizuar vendimin pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha tha se tani është në provë vullneti i shumicës për të larguar krimin nga pushteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Grupi parlamentar i PD-së bashkë me aleatët kanë vendosur që javën e ardhshme në kuadër të marrëveshjes së dekriminalizimit të bëjë publike propozimet tona, amendamentet tona kushtetuese dhe ligjore për të përjashtuar nga parlamenti i Shqipërisë dhe nga cdo zyrë tjetër publike, zgjedhur apo emëruar persona me rekorde të tmerrshme kriminale, të natyrës së krimit të organizuar”, tha Basha.

Basha kërkoi bashkëpunimin e mazhorancës për ti dhënë fund kësaj problematike, duke i paralajmëruar se në rast të kundërt do të përballen me protesta qytetare.

ME TE LEXUARAT