Presidenti Nishani zhvillon vizitë shtetërore në Mal të Zi

Politikë

nishaniPresidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar po zhvillon një vizitë shtetërore në Republikën e Malit të Zi me ftesë të homologut të Tij, Sh.T.Z Filip Vujanović. Gjatë kësaj vizite dyditore Presidenti Nishani do të pritet në Cetinjë nga Presidenti malazez Vujanović me të cilin në fillim do të ketë një takim kokë më kokë, e më pas do të kryesojnë bisedimet dypalëshe të delegacioneve respektive. Më tej, Kreu i Shtetit shqiptar do të ketë takime me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapić si dhe me Kryeministrin Milo Đukanović. Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit Nishani parashikon edhe disa takime në Komunën e Tuzit e të Ulqinit, në Tivar si dhe një takim të veçantë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.

ME TE LEXUARAT