Shkupi dhe Presheva me porosi për mbledhjen e dy qeverive shqiptare

Politikë

shkupiShqiptarët e Maqedonisë dhe Luginës kërkojnë fokusimin e Tiranës dhe Prishtinës për problemet e tyre në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që mbahet sot në Tiranë.

Lëvizje qytetare nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës kanë kërkuar që nga kjo mbledhje e përbashkët të jepen mesazhe të qarta dhe mbrojtëse edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëpërmjet rrjeteve sociale në Maqedoni, qindra shqiptarë kanë shkruar se Tirana dhe Prishtina duhet të fokusohen edhe tek zhvillimet në Maqedoni dhe sidomos për gjendjen dhe fatin e shqiptarëve.

Nga kjo mbledhje kërkohet një mesazh i qartë lidhur me krizën politike në adresë të autoriteteve politike dhe shtetërore maqedonase, por edhe të partive politike shqiptare.

Ndërsa, Lëvizja “Vatra” që përfaqëson çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkoi nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të fokusohen tek zhvillimet shqetësuese në Luginën e Preshevës.

“Takimi i dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të jetë një pikënisje për t’u marrë më seriozisht me problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, të atyre që jetojnë në Kosovë dhe të atyre që jetojnë në Shqipëri”, thuhet në letrën e Vatrës, e së bashku me disa shoqata të tjera alarmon shlyerjen e shqiptarëve të Luginës nga evidencat e dokumentacioneve të Ministrisë së Brendshme, duke i hequr shtetësinë e Serbisë.

ME TE LEXUARAT