Bashkia Shkodër reagon ndaj Ramës: S’bëjmë bashkëpunime qokash

Politikë

bashkia shkoderNjë ditë pas deklaratës së kryeministri Rama në Shkoder lidhur me nisjen e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” 3 javë me vonesë dhe ku shkaktare për këtë bëri bashkinë, ka reaguar edhe kjo e fundit.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat nga zëdhënësi Ridvan Dibra thuhet se bashkia ka shprehur dakortësinë e saj për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm për qytetin dhe sportin, por përherë duke respektuar pronën private që prek ky ndërtim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata vijon si më poshtë:

“Bashkia Shkodër ka qenë e gatshme të bashkëpunojë institucionalisht për të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet e saj, gjë e cila nuk është marrë asnjë herë në konsideratë nga qeveria e cila nuk është ftuar asnjëherë zyrtarisht në këtë proces. Si në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e projektit të rikonstruksionit të stadiumit, e cila megjithëse u zhvillua në qytetin e Shkodrës, Bashkia nuk u ftua të jetë e pranishme në këtë vendim – marrje. Ashtu edhe diten e djeshme, ku në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikostruksionin e stadiumit nuk ishte pjesë e kësaj ceremonie, por cuditërisht ishte e ftuar kandidatja për bashkinë Shkodër, sikur këto fonde të ishin fonde private të partive respektive dhe jo fonde publike të taksapaguesve shqiptarë. Bashkia Shkodër komunikimin me qeverine e konsideron si një komunikim institucional dhe jo një bashkëpunim qokash apo takimesh personale me kryeministrin për të përfituar financime projektesh. Prej 2 vitesh Bashkia Shkodër aplikon pranë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve me projekte konkrete për të përfituar financim, por që fatkeqësisht ato nuk janë marrë në konsideratë nga qeveria. Bashkia Shkodër, ju bën me dije se ka qenë dhe do të jetë gjithnjë konseguente në zbatimin e ligjit në mbrojtje të interesave të qytetarëve të saj , në zhvillimin e veprimtarive për rritjen e mirqënies si dhe për përmirësimin e kushteve të jetës së tyre.”

Një ditë më parë edhe selia e PD në Shkoder reagoi ndaj deklarate që kryeministri Rama bëri gjatë prezantimit të kandidates së mazhorancës Keti Bazhdari, ku kryeministri atakoi rivalen e saj demokrate Voltana Ademi. Përmes kryetarit Ramiz Çobaj selia blu akuzon Ramën se jo vetëm bllokoi të gjitha rrugët e Shkodres me postoblloqe policie dhe paranojë, por guxoi të bëjë të panjohur edhe ish deputeten Ademi.

ME TE LEXUARAT