Erjon Veliaj në Konventën e LRI: PS-LSI bashkë janë të pamposhtur

Politikë

konventa-lsi-lriKandidati i koalicionit te majte per Tiranen, Erion Veliaj foli sot në Konventën e LRI ne pallatin "Asllan Rusi" ku tha se PS dhe LSI kur janë të bashkuar e kanë treguar se janë të pamposhtur.

Ne progresistët kemi treguar se kur jemi bashkë jemi të pamposhtur, ndaj jam i bekuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e LRI dhe LSI. Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën tregon se bashkimi bën fuqinë dhe kur jemi bashkë nuk na mposhtin. Jam krenar që kam qenë pjesë e qeverisë PS-LSI qe për 18 muaj është bërë ajo që nuk u bë për 20 vjet.

Mezi pres që të punoj me këshilltarët e LSI. 4 vjet Tirana ka shkuar në drejtimin e gabuar. Ashtu sic po bëjmë Shqipërinë me Edi Ramën dhe Ilir Metën ashtu do të bëjmë Tiranën me PS dhe LSI.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka disa njerëz sic është një gjysh 72 vjec dhe shan rininë, ne i themi atij që për ne socilasitët e PS dhe LSI rinia nuk është e ardhmja, por ështe e tashmja. Ne kemi vetëm një jetë, ne jemi të rinj dhe kemi vetëm një detyrim dhe kemi detyrimin ti themi brezave se ne kemi pasur fatin në dorë, tha Veliaj.

Kryetari i LSI, Ilir Meta theksoi se Tirana duhet te ece ne drejtimin e duhur dhe per kete sipas tij, kandidati i duhur eshte Erjon Veliaj. Meta e cilesoi Veliajn si nje fitues absolut ne zgjedhjet lokale per Bashkine e Tiranes.

ME TE LEXUARAT