Halim Kosova tek Pazari i Ri: Do ulim koston e prodhimeve pa rënduar qytetarët

Politikë

halim-kosovaKandidati demokrat për kryebashkiak ne Tirane, Halim Kosova takoi sot banorë të Tiranës pranë Sheshit Avni Rustemi, dhe dëgjoi shqetësimet e qytetarëve teksa u ndal tek Pazari i Ri.

Gjatë një bashkëbisedimi me një qytetare, Kosova shpjegoi dy prej nismave për uljen e kostove që mbajnë lart çmimet në treg, dhe për punësimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çmimet janë shumë të larta dhe e kemi të pamundur ti përballojmë, vështirësitë shtohen kur ke dhe fëmijë të vogël”, u shpreh qytetarja.

“Ne kemi një projekt ku Bashkia të luajë rolin e rregullatorit, që prodhimet e fshatrave të Tiranës të vijnë këtu me një kosto të ulët që të mos rëndojnë qytetarët”, tha Kosova.

“Unë jam e arsimuar, kam mbaruar dy fakultete, njërin jashtë dhe jam tani në proces doktorature. Jam pa punë, dhe është shumë e vështirë për të gjetur një punë” , u shpreh qytetarja.

“Kemi ndërmend që ta zgjerojmë dhe të rrisnim mundësitë, që qytetarët, të rinjtë, kush ka një ide, një iniciativë, të ketë mundësi të marrë një kredi me zero interes, me ofrimin e garancisë në Bankë nga Bashkia, në mënyrë që jo vetëm të keni mundësi për ju dhe familjen tuaj, por edhe të punësoni njerëz të tjerë”, u shpreh Kosova.

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, takoi qytetarë të papunë dhe në kushte të vështira. Halim Kosova u bëri thirrje që ta vlerësojnë 21 qershorin si një datë për kthimin e shpresës. Qytetarët të mendojnë për 4 vite, jo për një ditë.

ME TE LEXUARAT