Meta në Konventën e LRI: Shqiptarët të votojnë kundër bllokimit

Politikë

konventa-lriiiKryetari i LSI, Ilir Meta kërkoi votën e shqiptarëve për kandidatët e mazhorancës në gjithë Shqipërinë ne zgjedhjet e 21 qershorit 2015, për t’i dhënë fund, siç tha ai, bllokimit të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Gjate fjales ne konventen parazgjedhore e LRI-së, kreu i LSI-së Meta, tha se përveçse administrative, zgjedhjet e 21 Qershorit kanë një dozë politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të gjitha votat për Erion Veliajn, kandidatin e Aleancës Europiane, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra deri në Sarandë. Këto janë zgjedhje administrative, zgjedhje për të zgjidhur problemet e shkuara në Tiranë dhe qytetet dhe komunat e deritanishme, por padiskutim zgjidhja e tyre kërkon një vullnet politik dhe jo të përdoret kryetari si instrument për të bllokuar zgjidhjen e probleme të qytetarëve. Bashkitë nuk janë për të marrë porosi nga partitë në Tiranë për të bllokuar qeverinë nëpër bashki. Kërkojmë votën tuaj në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”, nenvizoi Meta.

Ai theksoi se  vota për mazhorancën është një garanci për të ecur në drejtimin e duhur, ndërkohë që vuri theksin te rëndësia e veçantë që forca politike e drejtuar prej tij u kushton të rinjve.

“Statuti ynë garanton me 30 për qind të rinjtë, por në Tiranë LSI ka 60 për qind kandidatë, ndër 50 këshilltarët e parë në listën e LSI-së për këshillin bashkiak të Tiranës, 10 prej tyre i takojnë LSI-së”, shtoi Meta.

ME TE LEXUARAT