Vokshi mbron Ademin, e pyet Ramën: ”Çfarë duhet të bëjë një zonjë të njihet prej jush?”

Politikë

vokshi”Çfarë duhet të bëjë një zonjë deputete që të njihet prej jush?”

Kjo është pyetja me të cilën deputetja e PD-së Albana Vokshi drejtohet kryeministrit Edi Rama duke i dalë në mbrojtjes koleges së saj, deputetes Voltana Ademi e cila në zgjedhjet e 21 qershorit do të kandidojë për kryetare e bashkisë së Shkodrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë më parë Rama duke prezantuar kandidaten e maxhorancës Keti Bazhdari tha se përballë saj është një grua që nuk e njihte as për fytyrë, madje s’e mbante mend as se çfarë ka bërë.

Postimi i Vokshit ne fb

” PSE KRYEMINISTRI “NUK e NJEH” ZNJ. VOLTANA ADEMI?? Sot, Rama nxori ne drite avazin e vjeter:” fyerje dhe shperfillje ndaj grave edhe ne publik”. E beri ne Shkoder me zonjen e nderuar Voltana Ademi, duke thene nder te tjera se ajo nuk njihet…

Pyes Kryeministrin, cfare duhet te beje nje zonje deputete qe te njihet prej tij??

Sigurisht z.kryeminister ajo nuk njihet per arrogance dhe shperfillje.

A e mendoni dot nje kryeminister, qe nuk njeh mire as deputetet e Kuvendit te Shqiperise?? Jam e sigurt qe ai nuk nje as ndonje deputet te mazhorances se vet, ngaqe ka blere e ka shitur shume prej tyre …

Por, Voltanen e njeh nje Shkoder dhe nje Parlament i tere per qytetarine dhe maturine e saj.

Hiq dore, z. kryeminister nga percmimi dhe nenvleresimi qe i ben grave sepse kjo i jep vlere dhe grave qe ti mban ne krah vecse per ambicje e pushtetin tend.”

ME TE LEXUARAT