Aktualitet
Drogë nga Shqipëria në Kalabri e Katania, 19 të arrestuar
Policia italiane ka thene se sasi të konsiderueshme droge qarkullonin në aksin Shqipëri-Kalabri-Katania. Kjo linje trafiku, tashme eshte zbuluar nga policia italiane, e cila ka arrestuar 19 persona.
Hetimet janë kryer në periudhën nëntor 2012-prill 2013, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Lëndët narkotike ishin të llojeve të ndryshme, kryesisht kokainë, marijuanë dhe hashash, – kanë deklaruar hetuesit e çështjes.
Sipas burimeve, drejtues të organizatës kanë qenë vëllezërit siçilianë, Vito dhe Michele Musumeci. Megjithatë, shtatë prej të arrestuarve janë dërguar në arrest shtëpie.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!