Aktualitet

Krujë, asgjësohen 5255 rrënjë bimë narkotike kanabis

kanabis-vlorePolicia e Krujës ka asgjesuar 5255 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar Isuf Tema, 55 vjeç, nga Krujë. Ndërsa janë shpallur në kërkim A.T. 26 vjeç,banues në Krujë dhe Y.T. 32 vjeç,banues në Krujë.

Bima narkotike u gjet në pronën e Isuf Temës ,në fshatin Larushk pas një kontrolli të  imtësishëm të  territorit të këtij fshati.

Sipas policisë nga 5255 rrënjë, 1 115 ishin të mbjellë në kubik dhe u gjetën në brendësi të banesës në ndërtim në pronësi të këtij shtetasi.

Bimët dyshohet të jenë të llojit Canabis Sattiva ,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë  e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri automatike ,model 56  të kalibrit 7.62 mm dhe një armë zjarri tip pistoletë model 54, kalibri 7.62 mm .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme për veprat penale të Kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim  në ngarkim të shtetasit Isuf Tema dhe të Kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim dhe Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”,në ngarkim të shtetasve A.T. dhe Y.T.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close