Aktualitet
Shkodër, ambasadorja Der Weerd: Gratë në politikë, më pak korrupsion
Ambasadorja e Hollandës, Dewi Van Der Weerd në vendin tonë nga Shkodra ka folur për përfaqësimin e grave në politikë. Gjatë forumit për përfaqësimin e grave në zgjedhje ku të pranishme kanë qenë dhe dy rivalet dhe kandidatet për kryetare bashkie në këtë qark, Der Weerd tha se nëse gratë përfshihen në politike do të kemi më pak të korruptuar.
Ambasadorja Dewi Van Der Weerd tha se në qeveri kemi përfaqësim më të mirë të grave ndër vite.
Duke u ndalur tek fushata zgjedhore për 21 qershorin, Dewi Van Der Weerd tha se ajo është shumë e shtrenjtë.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!