Bulqizë, plagoset rëndë minatori në galerinë e minierës

Aktualitet

miniereAksidentet në minierën e Bulqizës vazhdojnë të përsëriten. Paraditen e së mërkurës një minator, identiteti i te cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur rëndë në galeritë e minierës.

Fillimisht i aksidentuari është dërguar në spitalin e Bulqizës, ndërsa më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Një tjetër aksident është shënuar rreth mesditës. 50-vjeçarja Shahie Çotaj, që punon si seleksionuese kromi në ambjentet e jashtme të minierës, është aksidentuar rëndë, pasi i ka rënë përsipër një masiv gurësh.

Mësohet se policia e Bulqizës, zyrtarisht nuk është vënë në dijeni për dy aksidentet.

ME TE LEXUARAT