Zjarri shkrumbon dy shtëpi në Elbasan

Aktualitet

zjarriiiDy shtëpi në Xibrrake te Elbasanit, afër njëra-tjetrës janë djegur. Mësohet se banesat e Halil dhe Miftar Dervishit janë djegur si pasojë e një shkëndije.

Është bërë e mundur izolimi dhe fikja e zjarrit duke shpëtuar banesat e tjera përreth. Familjet Dervishi kanë pësuar dëme të konsiderueshme në orendi.Ndërkohë, vatër zjarri ka pasur dhe në Librazhd, në pyllin e fshatit Prevalle. Deri tani kemi një hektar sipërfaqe të djegur. Terreni i vështirë është pengesë për zjarrfikësit. Aktualisht po izolohet zjarri dhe po punohet për fikjen me mjete rrethanore.

Shefi i zjarrfikëses së Librazhdit, Vladimir Duro kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave përfshirë edhe policinë pasi të dy rastet në Librazhd konsiderohen zjarrvënie.

ME TE LEXUARAT