Aksident në aksin rrugor Milot-Laç, 3 të plagosur rëndë

Aktualitet

policia_milotNjë aksident me tre persona të plagosur rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në aksin rrugor Milot-Laç.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur: shtetasi E.Ll., 27 vjeç, banues në Milot, drejtues i makinës “Suzuki me targë AA446CU, si dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja J.Ll., 28 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi P.D., 60 vjeç, banues në Thumanë të Krujës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se tre personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmë mjekësore në spitalin e Kurbinit dhe më pas janë nisur për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ TChannel

ME TE LEXUARAT