Miratohet ligji, studentët pagesa ''të kripura'' në universitetet shtetërore

Aktualitet

universitetiMe 78 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti Shqiptar ka miratuar në orët e para të mëngjesit një prej projektligjeve më të rëndësishme, më të debatuara dhe më të kontestuara në historinë e pluralizmit shqiptar. Pas gati 9 orë debatesh maratonë, mes tensioneve dhe pasigurive, mazhoranca qeverisëse ka miratuar draftin më të kontestuar në 25 vitet e fundit, pasojat e të cilit mund të jenë të paparashikueshme. Ndërsa opozita braktisi sallën në momentet e fundit sa për të larë gojën dhe për t'u hedhur hi syve shqiptarëve, shumica në pushtet votoi e vetme draftin për arsimin e lartë, i cili parashikon rritjen e tarifave për studimet e larta, financimin e universiteteve private, kalimin e pronave publike për universitetet private dhe vendosjen e një barazimi mes arsimit të lartë publik dhe atij privat.

"Ne e kemi shprehur mendimin kundra këtij projektligji. Ligji nisi si pazar, vazhdoi si pazar dhe përfundoi si pazar. Ndaj ne nuk bëhemi pjesë e këtij pazari", deklaroi kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka. Ndërkaq, sistemi i votimit elektronik në Parlamentin Shqiptar nuk ka funksionuar gjatë votimit nen për nen. Sistemi funksionoi normalisht vetëm gjatë votimit përfundimtar të projektligjit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rriten tarifat

Projektligji i ri për arsimin e lartë mbyll dyert e universiteteve për të rinjtë e shtresave të varfra. Drafti pamundëson të rinjtë e varfër që të ndjekin studimet e larta. Tarifat për të ndjekur studimet në një universitet shtetëror do të shkojnë nga një mijë deri në dy mijë euro. Mijëra të rinj, pavarësisht aftësive, nuk do ta përballojnë dot financiarisht arsimimin. Qeveria pretendon se do të financojë të varfrit, por ligji dhe sistemi nuk jep asnjë garanci. Po ashtu, ligji vendos barazitizëm mes universiteteve publike dhe atyre private, parashikon rritjen e tarifave për studentët, ndërsa godet autonominë e universiteteve. Ndërsa pala tjetër, pretendoi se ligji i jep fund vetëmashtrimit dhe shitjes së diplomave, i jep fund mësimdhënies fiktive, rektorëve të tenderave etj. Mazhoranca, sidomos kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pretenduan se ligji i ri nuk përmirëson, por sjell revolucion në arsim. Shumica në pushtet shtoi se ky ligj përmbys sistemin aktual të arsimit të lartë, i kthyer në një piramidë. Pjesë e debateve ishte edhe opozita. Vetëm një ditë para hedhjes për miratim dhe në kulmin e presionit të opinionit publik, opozita shqiptare vendosi të thyejë heshtjen, duke larë gojën para shqiptarëve. Opozita shqiptare, pavarësisht lojës së ditëve të fundit, e mbështeti deri në fund këtë projektligj.

ME TE LEXUARAT