De Biasi: Hyjmë në fushë për fitore

Aktualitet

biasiiiiTrajneri i kombetares shqiptare Giani De Biasi, ne nje konference per median nga Durresi ka thene se skuadra e tij futet ne fushen e ndeshjes me Serbine per fitore.

De Biasi tha se skuadra serbe eshte nje ekip i forte. "Por e kemi studjuar kundershtarin dhe ne kemi ekip te mire. Mos harroni se kemi ardhur deri ketu dhe synojme te shkojme me tej, pa na falur njeri asgje".

"Nuk kam dilema per formacionin" ka thene tekniku italian qe drejton skuadren e Shqiperise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo për mua është vetëm një ndeshje futbolli, një ndeshje që mund të na çojë drejt një objektivi shumë të rëndësishëm. Ne luajmë gjithmonë për t’i fituar ndeshjet, duke respektuar kundërshtarët. Kjo nuk do të thotë se jemi mendjemëdhenj, por që e respektojmë kundërshtarin dhe e dimë qëllimin tonë.”

De Biasi e pranon se një sfidë e tillë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në aspektin e motivimit, por nga ana tjetër kërkon edhe shumë zgjuarsi.

“Kjo është ndeshja më e thjeshtë për t’u përgatitur pasi motivimin e ka brenda. E rëndësishme për mua është që ato energji që janë akumuluar të shkojnë në drejtimin e duhur. Nuk duhet të jemi të tendosur, sepse është thjesht një ndeshje futbolli, do të luajmë si zakonisht, me pasime të shkurta, me zgjuarsi dhe të shfrytëzojmë ato raste që na paraqiten.”

Për De Biasin, arma më e fortë e kuqezinjve është forca e grupit, pasi edhe ata që janë në stolin e rezervave, po japin kontribut të madh për arritjen e objektivit.

“Lojtarët që kemi grumbulluar janë ata që besojmë se mund të japin një kontribut të rëndësishëm për ekipin. Forca e grupit tonë janë dhe ata lojtarë që nuk luajnë.”

 

ME TE LEXUARAT