Mediat serbe: Ndoshta Vucic s`do të jetë në "Elbasan Arena"

Aktualitet

rama-vucic15Kryeministri serb, Aleksandar Vucic nuk do të jetë në Elbasan Arena për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Lajmi është bërë i ditur në mënyrë indirekte nga agjensia serbe e lajmeve Tanjug që ka publikuar një detaj të rëndësishëm të Vucic për të enjten. Tanjug informon se Vucic ditën e ndeshjes do të ketë një takim me zyrtarin britanik Philip Hammond dhe pas tij të dy së bashku më pas do t’i drejtohen mediave në një konferencë për shtyp.

Edhe pse në lajmërimin e Tanjug nuk jepet një orar i saktë për takimin e Vucic është e lehtë të kuptohet se në këtë mënyrë përjashtohet vizita e Kryeministrit serb në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen. Megjithatë vlen të theksohet se ende nuk ka patur një konfirmim zyrtar mbi mungesën apo prezencën e Vucic në Elbasan Arena për ndeshjen.

Pak kohë më parë Kryeministri serb premtoi publikisht gjatë një komunikimi në profilin e tij në Twitter se do të ishte për të ndjekur ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë duke ju përgjigjur në këtë mënyrë një ftese të kryeministrit shqiptar Edi Rama por ditët e fundit Vucic u shpreh se nuk ishte i sigurt nëse do të vinte në Elbasan Arena pasi më parë i duhej të mësonte se emrat e personave që do të jenë në tribunën e stadiumit për të ndjekur takimin.

ME TE LEXUARAT