"Lufta" Turqi-Rusi, Putin e Erdogan takohen më 30 nëntor?

Aktualitet

putin-erdoganRusia ka thënë se presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka kërkuar një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Paris më 30 nëntor.

"Një propozim nga ana turke rreth një takim në nivel të kryetarëve të shteteve i është dorëzuar presidentit," tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në një konferencë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Putin dhe Erdogan do të marrin pjesë në samitin e klimës globale që fillon në Paris më 30 nëntor.

Peskov gjithashtu ka thënë se Erdogan i kishte telefonuar Putinit, shtatë ose tetë orë pasi Turqia kishte rrëzuar aeroplanin rus, të martën.

Avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.

Një pilot rus ka vdekur nga ky incident.

Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

ME TE LEXUARAT