Fitorja e Shqipërisë ndaj Portugalisë shpallet më shokuesja nga UEFA

Sport

sportFitorja e Shqipërisë kundër Portugalisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2016 është përzgjedhur nga UEFA si njëra nga pesë ndeshjet më të shokuese të vitit që lamë pas.

Kombëtarja kuqezi ishte kryetitull i gazetave sportive kur në muajin shtator mposhti portugezët me rezultat 1 me 0 me golin e sulmuesit Bekim Balaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në top-pesëshe hyjnë edhe Sllovakia që mposhti Spanjën me rezultat 2 me 1, Polonia kur mposhti Gjermaninë 2 me 0.

Në pozitën e katërt është pozicionuar Islanda me fitoren ndaj Holandës me rezultat 2 me 0 ndërsa në pozitën e fundit janë Ishujt Faroe me fitoren kundër Greqisë.

ME TE LEXUARAT