Ja ku do ta mbyllë karrierën Cristiano Ronaldo

Sport

cronaldo2015E ardhmja e tij është lidhur shpesh me një largim nga Reali i Madridit por Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend t’i japë lamtumirën klubit merengues të paktën për momentin.

Kontrata aktuale e CR7-s me Los Blancos përfundon në verën e vitit 2018, por edhe pse në muajt e fundit është folur për një kalim të portugezit te Paris Saint Germain ose një rikthim te Manchester United, Ronaldo i ka mohuar kategorikisht këto zëra. Madje në një intervistë të dhënë sëfundmi 3-herë fituesi i Topit të Artë ka nënvizuar faktin se dëshiron ta përfundojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një nga skuadrat e Major League Soccer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithsesi një transferim i mundshëm i Cristianos përtej oqeanit nuk do të ndodhë përpara vitit 2018-të, kur luzitanit t’i ketë përfunduar kontrata aktuale me Realin e Madridit. Në atë periudhë Ronaldo do të jetë 33-vjec dhe për të kalimi në futbollin amerikan do të ishte një opsion i mirë për vijimin e karrierës.

Në intervistën e tij për mediat e këtij vendi, futbollisti 30-vjecar theksoi se Amerika është një shtet i mrekullueshëm. Ronaldo shtoi se mentaliteti i njerëzve aty është i ndryshëm nga ai i atyre në Europë, si dhe kushtet për të luajtur futboll janë me të vertetë fantastike.

Gjithsesi deklaratat e Cristiano Ronaldos për mediat amerikane bien ndesh me ato të menaxherit të tij Jorge Mendes i cili para pak kohësh bëri të ditur se CR7-ta do ta mbyllë karrierën te Reali, edhe pse i pyetur për një transferim të mundshëm të klientit të tij në Amerikë, Mendes tha se këtë gjë vetëm zoti mund ta dijë.

ME TE LEXUARAT