E fundit/ Dritan Dajti heq dorë nga kërkesa për leje votimi? Cila është loja e tij?

Aktualitet

Dritan Dajti hoqi dorë nga kërkesa për leje votimi për zgjedhjet e 2017. Ai i ishte drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesën për t’i dhënë leje për të votuar në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjykata pushoi gjykimin. Ndërsa më parë u raportua se ka pasur masa te shtuara sigurie prane Gjykates se Tiranes kur Dajti ndodhej ne seance gjyqesore. Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në gusht të vitit 2009, në Durrës, iu drejtua pak dite me pare gjykates me kerkese per leje votimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht Dajti po rigjykohet në Apelin për Krimet e Rënda, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, të shpallur në korrik të vitit të kaluar.

Dajti ka votuar ne zgjedhjet e kaluara në paraburgimin “Mine Peza” në kryeqytet, i njohur dhe si paraburgimi “302”.

Sipas shifrave, jane paraqitur gjithsej 81 kerkesa per lejim votimi nga te cilat 53 jane ne gjykim;25 jane pranuar;1 kthim aktesh;1 rrezim dhe 1 eshte pushuar.

 

ME TE LEXUARAT