Big Brother

Një ditë pas finales Ambra takohet me Olsin, merr vendim drastik ndaj tij

Ambra dhe Olsi ishin dy banorët më të komentuar të Big Brotherit. Ngacmimet mes tyre dhe xhelozia e Fiorentinës bënë që ata të viheshin në qendër të vëmendjes. Por edhe tani pas daljes, ish-banorët vazhdojnë të kenë interesin e ndjekësve të cilët shpeshherë pyesin Ambrën nëse e pëlqen Olsin.

Mbrëmë në një video live, Ambra e theksoi edhe një herë që nuk e pëlqen Olsin dhe madje zbuloi se ata janë takuar një ditë pas finales.

“E takova Olsin dhe i thashë: Nuk kam për të të takuar më”, tha Ambra. “I mora leje dhe Fiorentinës për ta takuar”, shtoi ajo.

Nuk dihet nëse marrëdhënia mes tyre do qëndrojë miqësore për një kohë të gjatë, megjithatë na mbetet të presim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close