Shqiptarët e Kosovës irritohen me Metën: Po neve pse nuk na e dhe shtetësinë?!

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare Hirësisë së tij Anastasit pas 25 vite refuzimesh nga presidentët e tjerë të Shqipërisë.

Krahas falenderimeve që ka marrë nga besimtarët ortodoksë, Meta ka shkaktuar reagimin e shumë shqiptarëve të Kosovës, për të cilët disa javë më parë tha se nuk mund t'ju jepej shtetësia e Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjaft prej tyre janë duke komentuar aktualisht në Facebook-un e Metës duke thënë se përse atyre ua mohoi shtetësinë shqiptare.

"Zotri President mirë kish qenë nga ana jote me dal i buzqeshur me naj pas uru neve kosovarve se edhe ne jemi bijt e Shqipëris me naj pas dhen pasaportat shqiptare edhe at her me pas dal neper portale me na pergzu per pasaportat.e jo ja ke dhen nenshtesin shqiptare nje Armikut me te madh qe esht kundra shqiptarve!"., - shkruan njëri prej tyre në Facebook.

Disa ditë më parë, Presidenti Meta deklaroi publikisht se nuk do të ishte diçka e mençur nga ana e Shqipëria dhënia e shtetësise për shqiptarët e Kosovës.

ME TE LEXUARAT