"Turqi - Rusi"

Sabri Demiri, shqiptari më i besuar i presidentit të Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tash e sa vite në kabinetin e tij e ka rezervuar një vend për një shqiptar, të cilit ia ka besuar informatat për zhvillimet në Ballkan.

Është ky shqiptari Sabri Demiri, i lindur në ish-kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, që kishte rrugëtuar në Turqi për të nxënë dije, pa e ditur se do të bëhet pjesë e ekipit të një prej liderëve më të fuqishëm në botë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, teologu 45-vjeçar ka treguar për ngjitjet e tij në Turqi, për konsideratat e Erdoganit ndaj shqiptarëve, për politikat e Turqisë në raport më Shqipërinë dhe Kosovën.

Demiri ka sqaruar edhe raportin e Turqisë me çamët dhe interesimin e politikës turke për shqiptarët që jetojnë në Serbi, në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Ndërkaq, nuk e ka lënë pa përmendur edhe rrezikun që, sipas tij, e sjellin organizatat e lidhura më imamin Fethullah Gulen, e që janë prezente edhe në trojet shqiptare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. u ca er dogan duke na cuar arme ne SHQIPERI NE KOSOVE … KETO TE 2 JANE EGOISTA QE E KANE MENDJEN VETEM TE MBUSHIN XHEPAT E VETA …. BOTA E NJEH REXHEP ER DOGANIN SI NE DIKTATOR ..DHE U BE SHOK ME PUTININ …. SHQIPTARE MOS E MBANI SHPRESAT PER TURQIT SE E BEJNE NE BREKE NGA RUSET ..DHE KURRE SDO TE NA NDIHMOJNE .ME ASGJE ….VETEM XHAMIJA SI NE ARABIE …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close