Pjesëmarrja në protestë, flet Preç Zogaj: Kur filmojmë nga hëna, edhe toka duket e vogël

Politikë

Pas protestës së opozitës, fakti se sa të pranishëm ishin në protestë u shëndërrua në diskutimin e ditës.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në “ABC News” foli për pjesëmarrjen në protestë dhe planet e opozitës për në vazhdimësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përgjigje të deklaratave nga Partia Socialiste se shqiptarët e kishin braktisur opozitën sot, Zogaj u shpreh se pjesmarrja ishte shumë e madhe, dhe u vërtetua se Shqipëria ka një opozitë të fortë. “Kur filmojmë nga hëna, edhe toka duket e vogël”,-është shprehur Zogaj.

Sakaq, ka zbuluar edhe planet e Partisë Demokratike për protestat e ardhshme, duke u shprehur se kjo protestë ishte një protestë paralajmëruese, sepse protestat do të vazhdojnë në qarqe për tu rikthyer me një protestë masive në Tiranë.

Më shumë nga reagimi i Preç Zogaj:

“Kjo është një protestë që kërkon të japë disa mesazhe, por është dhe një protestë paralajmëruese për një valë protestash që do vazhdojnë në qarqe, për tu rikthyer në Tiranë. Opinioni mendon se opozita ka vdekur, ka shumë qytetarë që nuk vijnë në protestë se e besojnë këtë gjë. Radhën tjetër do të ketë më shumë protestues.

Verdikti i protestave është pjesëmarrja. Sepse të vish në protestë është më shumë se sa të votosh. Është më angazhuese.  Jam një monitorues i një proteste me parime demokratike. Ka protesta të dhunshme, por nuk kanë përgjegjësi pushteti, është thjesht një revoltë.

Sot qeveria ka marrë një mesaxh, jam i sigurt, sepse përtej asaj që thuhet ka diçka që ndjehet. Është protestë shumë e madhe sepse vjen në një kohë kur thuhet se s’ka opozitë. Protesta kishte si qëllim të tregonte forcën e opozitës.

ME TE LEXUARAT