Lajme

Trajneri i Meksikës: Mbrojtja e Gjermanisë ka probleme

Trajneri i Meksikës, Juan Carlos Osorio, mendon se Gjermania i ka pikat e dobëta në mbrojtje. Kolumbiani mendon se skuadra e tij do të ketë shanse të mëdha t’i godasë me kundërsulm kampionët e botës, sepse ka bindjen se katërshja e prapavijës së skuadrës së Low ka mangësi.

“Të gjitha skuadrat që synojnë të mbajnë lart mbrojtjen e tyre kanë një hapësirë rreth 35 metra prapa shpinës dhe Gjermania nuk bën përjashtim nga kjo, – tha ai përpara ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ndaj Gjermanisë, e vlefshme për Grupin F në “Luzhniki Stadium”. – Unë besoj 100% e futbollistët e mi dhe mendoj se mesfusha do të rezistojë. Ne kemi krijuar një mënyrë loje, që nuk do ta ndryshojmë, pavarësisht nga kundërshtari që do të kemi përballë. Gjermani ka probleme në mbrojtje dhe ne do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë.”

Meksika është kritikuar se ka problem në gjetjen e golit, Osorio përgjigjet: “Unë mendoj se kemi talent të mjaftueshëm përpara që të shënojmë ndaj Gjermanisë dhe shpresoj që kjo të ndodhë nesër. Në mars shënuam tre gola ndaj Irlandës dhe me Argjentinën barazuam 1-1.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close