Lajme

Gafat ndaj Portugalisë, trajneri i Spanjës: De Gea mes 3 më të mirëve në botë

“Duhet ta harrojmë Portugalinë, Irani po vjen, pritshmëritë janë të mira, kemi ndjesi të mirë, por një ndeshje e rrezikshme po vjen.

Çdo pesë ditë kemi një finale. Është e komplikuar, komplekse, sepse në ndeshjen e tretë duhet të mbërrijmë me opsione. Do të ketë vështirësi. Ndeshja do të jetë e vështirë, por kemi besim”, deklaroi trajneri i emergjencës te përfaqësuesja e Spanjës, Hierro, në prag të përballjes me Iran.

“Ne kemi të gjithë respektin profesional për Iranin, si kundërshtarin tonë të radhës, por kemi vetëbesim te puna jonë. Kemi një personalitet dhe kjo është e rëndësishme. Sa i përket De Gea, ai do të luajë. Ai është mes tre më të mirëve në botë dhe ne besojmë te puna e tij”, konfirmoi tekniku Hierro aktivizimin e De Gea si titullar, pavarësisht gafave të portierit në barazimin 3-3 ndaj Portugalisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close