Lajme

Replika për shqiponjat, Shaqiri: Jam i lumtur! Mitrovic: Pse refuzove Kosovën?

Goli i Xherdan Shaqirit në minutën e 90-të i dha fitoren Zvicrës kundër Serbisë. Pas ndeshjes Shaqiri është pyetur lidhur me simbolin e shqiponjës dhe ai është shprehur “ishte thjesht emocion”. Futbolli gjithmonë të emocionon. Shikojeni dhe është thjesht emocion dhe asgjë më tepër. Jam shumë i lumtur që shënova gol. Mendoj se nuk duhet të flasim më për këtë”

Ndërkohë në Twitter Shaqiri shkruajti se ishte fitore fantastike:

Ka qenë Mitrovic, golashënuesi i vetëm i ndeshjes së mbrëmshme kundër Zvicrës komentoi kështu flamurin e Kosovës në një prej këpucëve e Shaqirit, – në këpucën tjetër ishte flamuri zviceran: “Nëse ai e donte kaq shumë Kosovën dhe vendosi flamurin, përse refuzoi shansin për të luajtur me kombëtaren e tyre?”

Nga ana tjetër trajneri i kombëtares serbe, Mladen Krstajic preferoi ta kalojë në heshtje: “Nuk kam komente. Jam njeri i sportit dhe vetëm këtë dua të bëj”

Fitorja 2- 1 ndaj Serbisë, vendosi Zvicrën në vendin e dytë të grupit E me 4 pikë. Në të njëjtin nivel me Brazilin, i cili mundi Kosta Rikën 2-0.

Në sfidën e ardhshme, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Serbia do të masë forcat me Brazilin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close