I gjobiti FIFA sepse na krenuan me simbolin tonë, shqiptarët mbledhin 12 mijë dollarë për 14 orë

Aktualitet

Festimit me shqiponjë pas shënimit të golave ndaj Serbisë, teksa luanin me ekipin e Zvicrës, u kushtoi shumë shqiptarëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u gjobitën nga FIFA me 10 mijë franga zvicerane, ndërsa me 5 mijë franga u ndëshkua kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner.

Mirëpo të shumtë ishin ata që u solidarizuan me djemtë shqiptarë dhe nisën të mbledhin para për të paguar gjobën e FIFA-s që në total, për të tre, shkon 25 mijë franga.

Në llogarinë e hapur në “gofundsme”, vetëm në 14 orë donatorët, shumica e të cilëve janë shqiptarë, kanë arritur të grumbullojnë gati 12 mijë dollarë.

ME TE LEXUARAT