"Jemi tre muaj pa punë", protestojnë 50 punonjës të transportit publik në Vlorë: Duam pagën e luftës

Aktualitet
"Jemi tre muaj pa punë", protestojnë 50 punonjës

Pesëdhjetë punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë.

Ata kanë protestuar për pagën e luftës, të premtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama. Punonjësit e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.

ME TE LEXUARAT