Lajme

Frikë për Maradonën?! Legjenda përfundon në spital

Diego Armando Maradona ishte një prej protagonistëve në sfidën e ringjalljes së Argjentinës me Nigerinë, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës.

Fillimisht El Pibe De Oro tërhoqi vëmendjen me ekzaltimin e tij pas golit të parë të Argjentinës të shënuar nga Lionel Messi, por më pas në rrjetet sociale filloi të qarkullojë një video ku Maradona në pushim të ndeshjes u largua i ndihmuar nga persona të tjerë pasi nuk u ndje mirë.

Një ndryshim i papritur i tensionit shqetësoi personat që shoqëronin Maradonën që gjithsesi u rishfaq në tribunë për të përjetuar edhe golin e kualifikimit të shënuar nga Marcos Rojo.

Pak orë më vonë, El Pibe De Oro vendosi që të qetësojë të gjithë admiruesit nëpërmjet një postimi në Facebook ku i siguronte të gjithë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Maradona i dërgoi një mesazh edhe të fejuarës së tij Rocio për ta qetësuar duke i treguar versionin e tij të ngjarjeve, citon top channel. “Nuk e di nga dolën fotot ndërsa më bënin një injeksion”, deklaroi Maradona- “gjithçka më duket çmenduri. Është ora 03:00 e mëngjesit dhe po largohemi nga Moska pa probleme, alkool apo histori të rëndësishme për të treguar. E rëndësishme është që t’i të jesh e qetë dhe mund ta shpërndash këtë mesazh”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close