Euro 2016

Publikohen bisedat, Xhaka i thotë Shaqirit ta përsërisin atë që bënë kundër Serbisë, ja detajet

Ata ishin yjet e takimit me Serbinë. Dy futbollistët shqiptar që luajnë me Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Shaqiri kanë qenë qendra e vëmendjes për gjithë këto ditë për shkak të polemikave që solli festimi me shqiponjë nga ana e tyre në ndeshjen Serbi-Zvicër.

Shqiptarët Xhaka e Shaqiri krenuan çdo shqiptar, por nga ana tjetër edhe u dënuan nga FIFA me gjobë.

U tha se dy futbollistët nuk do e përsërisin më veprimin, por foto e fundit e Xhakës ka lënë të kuptohet se shqiponja do bëhet sërish. “Ta bëjmë prapë vëlla”, shkruan Xhaka në foton e postuar në Instagram ku shihet me Shaqirin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close