Kualifikohen Inter, United e Sevilla, eliminohen Ajaxi dhe Benfica

Sport
Kualifikohen Inter, United e Sevilla, eliminohen Ajaxi dhe Benfica

Inter, Manchester United dhe Sevilla janë kualifikuar në raundin e 1/8-ave të Europa League, ndërkohë Ajaxi nuk arriti të përmbyste dot humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Getafes dhe u eliminua edhe nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube.

Në një San Siro të boshatisur për shkak të frikës nga Koronavirusi, Interi bëri detyrën ndaj Ludogorets duke fituar edhe takimin e kthimit me shifrat 2-1, një fitore me përmbysje e zikaltërve me golat e Biraghit dhe Lukakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhuroi spektakël në Old Trafford, Manchester United që mposhti 5-0 në takimin e kthimit belgët e Club Brugge ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Bruno Fernandes me penallti, Ighalo McTominay dhe Fred që shënoi dy herë ishin autorët e golave për skuadrën e Solskjaer. Sevillas i mjaftoi ai gol në fushë kundërshtare për të eliminuar rumunët e Cluj, pasi në Ramon Sanchez Pizjuan u nda në një barazim pa gola.

Ajaxi fitoi 2-1 me përmbysje sfidën e kthimit ndaj Getafes në Holandë por disfata 2-0 në ndeshjen e parë, bëri që harkëtarët t’i jepnin lamtumirën edhe Europa Leagues edhe pse ishin një nga skuadrat pretendente për ta fituar këtë kompeticion.

Surprizoi Shakthar Donetsk që barazoi 3-3 në Portugali ndaj Benficas duke eliminuar edhe skuadrën e tretë portugeze dhe të fundit që ishte pjesë e këtij kompeticioni në ruandin e 1/16-ave. Ukrainasit kishin triumfuar 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë.

Ndërkohë që surprizë mund të konsiderohet eliminimi i Celtic që u mposht në shtëpi me shifrat 1-3 nga FC Copenhagen që avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-2 në favor.

ME TE LEXUARAT