Denoncon avokatin se i kërkoi para për prokuroren: Të kërkoj në qiell, dukesh në tokë

Aktualitet
Denoncon avokatin se i kërkoi para për prokuroren: Të kërkoj

Leonard Dedej tregon, se ka investuar 20 milionë lekë të vjetra në një biznes privat për agjenci udhëtimesh bashkë me një vajzë, me të cilën krijoi edhe raport intim.

Paratë duhet të ktheheshin, kur biznesi të krijonte stabilitet. Kjo gjë nuk ndodhi, pasi biznesi nuk eci dhe Leonardi i kërkoi vajzës paratë mbrapsht. Ajo e denoncoi Leonardin në komisariatin Nr.3 për përndjekje dhe ky i fundit përfundoi në qeli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Disa muaj më parë, unë bashkëpunoja me një vajzë, Brikena, me të cilën vendosëm të hapnim një agjenci turistike. Brikena e kishte të pamundur të bënte financimin e agjencisë dhe ndërmora unë hapin me investuar, një shumë që shkoi 10 milionë lekë si fillim. Një ditë kur të fillojë puna më vonë do të mi kthesh. Ramë dakord. E mbajtëm agjencinë 6-7 muaj hapur. Vendosëm që duke mos pasur të ardhura, shpenzimet shkuan shumë, ta mbyllnim. Me Brikenën ndodhi konflikti për lekët”.

“Marrëdhënia ka qenë verbale pasi u shoqëronim bashkë. Pasi i mbyllëm i thashë që mund të m’i japësh pas një viti, dy, kur të duash, por më detyrohesh. Më tha që lekët nuk kam pse t’i jap sepse ne krijuam një raport bashkë dhe lekët e tuaja janë edhe të miat. Pas kësaj, krijuam debatet nëpërmjet telefonit, mesazheve qëkur Brikena më akuzoi për përndjekje. Bëri kallëzim, ora 12, 19:30 e darkës, vjen një oficer i Policisë Gjyqësore dhe më thotë që më thotë që je i arrestuar”.

Këtu Dedej njeh avokatin Alban Shurbi. Ky i fundit i kërkoi 2.5 milionë lekë me premtimin, që do ta nxirrte nga burgu, duke folur me prokuroren e çështjes, me të cilën do të ndante paratë. Por avokati nuk bëri asgjë, sepse Leonardi u dënua me arrest shtëpie.

“U paraqit në rajon. Në ato momente në darkë, po ky avokat, Alban Shurbi më thotë që mund ta rregulloj çështjen, por do të duhet një shumë parash. Ai kërkoi 2.5 mln lekë që ta mbyllte direkt çështjen dhe të lirohesha direkt, por rezultoi me arrest shtëpie”.

Lekët ia ka dhënë një familjar i Dedej. Ai thotë se avokati nuk i ka dhënë asnjë faturë, madje as nuk e ka apeluar çështjen.

“Albani e kërkoi këtë shumë me pretekstin që do ia jepte prokurores”.

Leonardi ka folur personalisht me prokuroren e çështjes, por ajo e ka mohuar kategorikisht, që të kishte dijeni për çështjen e parave.

Në një takim të filmuar mes Leonardit dhe avokatit, ky i fundit pranon se i ka marrë paratë në emër të prokurores, por mundohet të shmangë situatën, duke ikur me vrap dhe duke e kërcënuar, që ta lerë këtë histori.

Denoncuesi Leonard Dedej: Ça je tu bo?

Avokati Alban Shurbi: Mirë!

Denoncuesi Leonard Dedej: Ku je? Si je? Të kërkoj në qiell, dukesh në tokë.

Avokati Alban Shurbi: Po në tokë jam unë, s’rri në qiell.

Denoncuesi Leonard Dedej: Po si i bëhet për atë mubabet…?

Avokati Alban Shurbi: Çfarë të të them unë?!

Denoncuesi Leonard Dedej: Po si çfarë të më thuash mua, mor Alban? Mirë të kërkova faturat, s’mi dhe! A t’i kërkova o Alban, thashë m’i bjer? I dua mor burrë, se the unë rob jam me lekë jam…

Avokati Alban Shurbi: Dakord! Dëgjo mua! Shko pyet ku të dush, atë rezultat, që ta kam dhënë unë, s’ta jep kërrkush…

Denoncuesi Leonard Dedej: O Alban! Unë po të them konkretisht vëlla…!

Avokati Alban Shurbi: Shiko, se unë kam pyetur edhe kolegë të mi, se thashë mos ndoshta të kam hy në hak…

Denoncuesi Leonard Dedej: Or ti shok! Po të them edhe një herë…

Avokati Alban Shurbi: Mos të kam hy në hak, më kanë thënë të gjithë çfarë paske bërë ti…s’e paska bërë…unë tani…

Denoncuesi Leonard Dedej: Më more 2.5 milionë lekë Alban. A m’i kërkove o Albano? Më ke marrë 2.5 milionë lekë. Më the i do prokuroria, më le një ditë në burg!

Avokati Alban Shurbi: Ti fole atë ditë, ti mu më ke prerë në besë atë ditë, kështu që nga ky moment, ndiq rrugët e tuaja, o njeri do më japësh dorën…!

Denoncuesi Leonard Dedej: O Albano! Është kot, që të ikësh me vrap…!

Avokati Alban Shurbi: Unë po të jap dorën!

Denoncuesi Leonard Dedej: Ore, është e kotë, që ikën me vrap. Do rastisim prapë…

Avokati Alban Shurbi: Ja ku jam pra! A me të ndenj përpara, a me të ndenj përpara, po do rastisim prapë mo. Do të flas prapë unë, nuk t’i mohoj, unë nuk të mohoj ty. Do më japësh dorën, se nuk kam kohë të pres? O Leonard! Unë s’du të flas, po me ato mesazhet, që ke bërë ti, do shkoj do të denoncoj në polici.

Denoncuesi Leonard Dedej: Po shko denonco mo, se na rrujte trapin…! Denoncoj sot, denoncoj nesër…, ik ore vëlla, denonco! Unë për këtë punë hyra brenda, se thashë i more lekët, isha brenda, nuk më rruhet k…i fare…!

Avokati Alban Shurbi: Ok! Në rregull! Vazhdo!

Denoncuesi Leonard Dedej: Është e kotë. Do të takohemi prapë Alban!/tvklan

ME TE LEXUARAT