LDK kercenon me largim nga qeveria nese nuk hiqet taksa ndaj Serbise

Kosovë&Rajon
LDK kercenon me largim nga qeveria nese nuk hiqet taksa ndaj Serbise

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte.

“A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA’ve? Në një qeveri të tillë LDK nuk rrin. LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës. LDK’ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”, është shprehur Hoti për "T7".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hoti tha se vendimi i Kurtit lidhur me taksën nuk është qëndrim i dakorduar.

“Unë kam qenë në dakordim për t’i diskutuar kushtet. Nuk është qëndrim i dakorduar nga ne vendimi i Kurtit lidhur me taksën”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti thotë se marrëveshja e koalicionit ishte që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet.

“Pjesë e marrëveshjes së koalicionit është të hiqet tarifa dhe të zëvendësohet me masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk reflekton me heqjen e pengesave, thotë Hoti.

“Kërkesa ynë ka qenë të ulemi dhe të dakordohemi lidhur me çështjen e takës. Ne jemi qeveri dhe duhet konsensus që vendimet e qeverisë të merren së bashku. Besoj se duhet ulemi të bisedojmë”, shtoi Hoti.

ME TE LEXUARAT