‘Make Albania Home Again’, Manjani ka një sqarim për ata që u keqkuptuan

Politikë

Pas postimit të mëngjesit ky ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi nga opzita dhe shqiptarët që ta bëjnë Shqipërinë sërish vendin tonë, pasi sipas tij ky vend po keqmenaxhohet nga qeveria aktuale, ka dhënë një sqarim.

Në një postim në ‘Facebook’, Manjani shkruan se shprehja e tij e mëngjesit “Make Albania Home Again” nuk është as marketing dhe as shpikje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-ministri ka trhënë se nëpërmjet saj ka dashur të përcjellë sëmundjen më të madhe që po pushton vendin që është ikja e shqiptarëve jashtë dhe kërcënuimi që poi bëhet demokracisë.

Sqarimi i plotë i Manjanit:

Make Albania Home Again, në asnjë kuptim nuk është një slogan apo një shpikje për marketing. Nuk jam as parti e as subjekt elektoral. Thjesht mendoj si qytetar i lirë.

Mendoj se Shqipëria e sotme largimin e njerëzve nga vendi dhe largimi masiv nga pjesmarrja në politike është sëmundja më e rëndë nga e cila Shqipëria vuan.

Secili përpiqet, jo pa hak, të justifikojë përse-në e largimit si nga vendi ashtu dhe nga politikbërja dhe marrja e vendimeve. Por ky largim, as më pak e as më shume e bën Shqipërinë gjithnjë e më pak demokratike.

Demokracia është pjesmarrje e njerëzve në politike. Ndaj kur iken pjesmarrja bie dhe demokracia. E kur bie demokracia, diktatura i zë vendin.

Pikërisht për këtë shkak do na duhet të merremi me thelbin e problemit pra me largimin e njerëzve nga shtepia dhe vendi i tyre.

Për fat të keq politika sot konsiderohet si teater, jo se nuk është. Politikanët si aktorët, jo se nuk janë. Fushatat janë si marketing për të marrë pjesë jo në politikë, por në teatër.

Edi Rama dikur fliste me përbuzje për “politikën e televizorit”, pavarësisht se vetë është regjizor e aktor televiziv. Ai ka imponuar këtë lloj politike si një propagandë dhe jo si realitet.

Të tjerët e pasojnë, për fat të keq. Mediat mbajnë iso, për aq sa teatri politik i paguan dhe mirë madje.

Kjo lloj sjellje pa dyshim i largon njerëzit nga politika. I bën ato mospjesmarrës. Jo më kot dalin mga arkiva e gurrës popullore shprehje të tilla si “zëri i gomarit nuk shkon në qiell”...

Ndaj dhe të gjithë presin që partitë kundërshtare të mundin në skenë partinë që qeveris keq! Pra zgjidhja pritet nga skena, megjithëse votat dhe paratë janë të publikut!

Më rëndë se kaq nuk ka sesi të jetë për një shoqëri demokratike!

Kam bindjen se njerëzit nuk janë të lodhur nga demokracia, por nga partitokracia. Demokracia me parti e partiza është problemi.

Ndaj duhet ta zgjidhim këtë gjë. Duhet ta zgjidhim jo në favor të partisë së radhës, por në favor të demokracisë: pra të pjesmarrjes së njerëzve të qeverisjen e vendit.

Ky është thelbi.

I kam disa ide se si mund ta bëjme dhe si çfarë duhet të bëjmë që Shqipêria të jetë vendi për tu jetuar dhe jo për t’u braktisur.

Po arritëm këtë e shpëtuam veten dhe vendin. Po ja lamë në dorë partive, do na duhet të lemë edhe shqipërinë.

Në ditët në vijim do hedh këtu idetë e mia mbi këtë çështje.

Këto ide jam i bindur se do përmirësohen nga konsulta me ju.

Le të merremi me ide për vendin, boll me telenovela të ditës.../ CNA.al

ME TE LEXUARAT