OBSH në krizë nga koronavirus, Gjermania dhuron 50 milionë euro
Lajmifundit
/
27 Shkurt 2020, 21:25
Bota
Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit, njoftoi ministria e Financave.
Fondi ka qëllim të sigurojë mbështetje për sistemet shëndetësore, kryesisht në vendet në zhvillim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas ministrisë së Financave, OBSH ka nevojë për 675 milionë dollarë fonde deri në fund të prillit, ku vetëm një pjesë e kësaj shume është vënë në dispozicion nga komuniteti ndërkombëtar.