Shokon Grida Duma/ Protestën e organizoi Qeveria

Kosovë&Rajon

Depuetetja Partisë Demokratike, Grida Duma mbrëmjen e sotme në një intervistë në studion e emisionit “Open” në Top Channel tha se protestën e studentëve e organizoi qeveria.

“Ju protestën e krijuar vetë, i quajtët nxënësit ngelësa  e pastaj ju dhatë të drejtë. Më pas gjojash u tërhoqët”, - deklaroi Duma përballë ministres Lindita Nikolli.

Duma në fakt është një nga ikonat e UET, Universitetit të Henri Çilit, të cilët kanë heshtur për ligjin e Arsimit të Lartë, dhje sot kur fliste me gjasme pro studentëve, na tha se protestën e organizoi Rama.

Kurse studentët nga ana tjetër prej tre ditësh, kanë protestuar para Minsitrisë së Arsimit dhe përtej heqjes së tarifës për provimet  e mbartura,  thelbi i kësaj proteste qëndron tek ligji i Arsimit të Lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E Grida sot e ka pranuar, se ajo është një mbështetëse e Çilit, e cila jo vetëm që nuk ka folur për studentët, por edhe tha se protestën ua organizoi qeveria.

ME TE LEXUARAT