Gazetari ia thotë copë Berishës/ Këta studentë protestojnë edhe kundër jush!

Kosovë&Rajon
Gazetari ia thotë copë Berishës/ Këta studentë

Gazetari Mentor Kikia në një postim në rrjetet sociale i ka adresuar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, pas fjalimit të mbajtur në Qytet Studenti.

Mesazhi i plotë:

E ndoqa fjalimin entuziast të Sali Berishës sot në Qytetin “Studenti”. Opozita e gjithë ishte sot atje e ngazëllyer.

Ja çfarë tha ndër të tjera Berisha: “Të dashur studente dhe studentë, sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë si asnjëherë tjetër universitetet e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi që quhet kakistokraci- nga greqishtja e lartë, më i keqi i të këqijve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe ky regjim është regjimi i Edi Ramës.

Ky regjim ka përqendruar në dorën e vet të gjitha pushtetet.

Ky regjim ka mbyllur Shqipërisë dyert e Europës me muret e drogës dhe të krimit.

 Ky regjim ka varfëruar dhe largon shqiptarët nga Shqipëria njëlloj si në ’91-in.

Sepse ka vrarë shpresën në çdo shesh, në çdo rrugë, në çdo vatër, në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare”.

Po Zoti Berisha, është e vërtetë që atyre të rinjveu është vrarë shpresa, ndaj janë aty në rrugë. Por një nga vrasësit jeni edheJu, Ju personalisht dhe ish qeverisja juaj 12 vjeçare.

Sepse ishit ju dhe ministrat e qeverisë tuaj që e bëtë korrupsionin normë, e bëtë standard shtetëror

Ndaj këta të rinj, janë sot aty për të protestuar edhe kundër jush.


ME TE LEXUARAT